Zgjedhjet presidenciale amerikane dhe rikthimi i Donald TRump në Shtëpinë e Bardhë shin kryefjalë këtë javë.
Ndërkohë, në fushatë tërhoqi vëmendje globale edhe përfshirja publike e Elon Musk.
Personzzhet më të rëndësishme të biznesit preferojnë që suportin e tyre elektoral ta japin në prapavijë, por mesa duket Elon Musk ishte rast tjetër.
Mbështetja e Musk ishte jo vetëm në sferën monetare, por edhe me të gjithë njohuritë operacionale për të mbështetur Trump.
Më surprizuese akoma, ishte vlera e majme që manjati i teknologjisë ofroi për Trump.
Donacioni i Musk llogaritet në vlerën e 119 milionë dollarë, i cili ka kontribuar dukshëm në një fitore të thellë.
Musk jo vetëm që e mbështeti publikisht dhe financiarisht Trump, por njëkohësisht mori pjesë dhe si folës në natën e fitores.
Tashmë në vijim mbetet për t'u parë përfshirja e Musk në qeverinë Trump, ku deri më tani disa zëra shprehen se Trump do ta vendos Elon Musk në krye të një ministrie, por ky informacion ende nuk është konfirmuar.