BE

DEBATI/ Çfarë do të thotë krijimi i një shteti të ri Bektashi për Bashkimi Europian?

Shkruar nga Liberale

DEBATI/ Çfarë do të thotë krijimi i një shteti

Eshtë ende një ide, megjithatë lajmi për krijimin e një shteti Bektashian në Shqipëri ndezi debat të madh brenda dhe jashtë kufirit Shqiptar.

Për Vizion Plus, rreth qëndrimit të Bashkimit Europian mbi këtë çështje dhe nëse do të njihet si “shtet” me pasaporta dhe kufijt e tij përcaktues, Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, tha se Bashkimi Europian mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar.

“Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë është e sanksionuar në nenin 10 të Kartës së BE-së për të drejtat themelore. Në përgjithësi, BE-ja mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar. BE-ja nuk ka kompetencë për të rregulluar çështjet fetare.”-Tha Stano.

Për Stanon është ende shpejt të komentohet kjo ide:“ Nuk kemi komente në këtë fazë.”-shtoi ai.

Më herët kryeminstri Edi Rama nëpërmjet një statusi në platformën X iu përgjigj kritikëve se është koha të njihen kontributet e bektashinjëve në vendin tonë.

Lajmin për ndërtimin e një shteti Bektashian, kreu i qeverisë e njoftoi të shtunën e kaluar në prestigjozen Amerikane New York Times.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH