Një 73-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen në Itali, pasi është përplasur nga një tren, që udhëtonte nga Pavia në drejtim të Vercelli, pranë Castelnovettos.
Sipas medieve italiane, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 18:00, në zonën e Robbio, ku i moshuari Xhevdet Zena kishte shkuar për të kaluar pushimet tek vajza e tij.
Ka qenë e bija ajo e cila ka ngritur alarmin, pasi kishte humbur kontaktet me të atin, pasi ky i fundit kishte dalë për shëtitje.
“Ne po kërkojmë babanë që doli nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe nuk u kthye në shtëpi. Nëse dikush e sheh atë, ai ka një pallto kafe, dhe ecën ngadalë”, thuhej në njoftimin e shpërndarë nga vajza.

Sipas raportimeve i mosuari po ecte në errësirë, kur u godit nga treni, duke gjetur vdekjen në vend.