Bota

Arrestohet shqiptari në Itali bashkë me djalin e partneres së tij (italian), për çfarë akuzohen

Shkruar nga Liberale

Arrestohet shqiptari në Itali bashkë me djalin e partneres së tij

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar 46-vjeçar, i cili ishte pronar i një lokali në Viale D’Annunzio, dhe djalin e partneres së tij të cilët u akuzuan për trafik droge.

Gjatë hetimeve për të luftuar trafikun e drogës, policia kontrolloi bodrumin e shtetasit shqiptar, në Largo Mioni, duke gjetur një pako me gati 700 gramë kokainë. Sasi të vogla janë gjetur edhe në makinën e tij dhe partneres, nënës së 21-vjeçarit italian.

Në shtëpinë e këtij të fundit hetuesit u gjendën përballë një kasaforte të cilës pronari deklaroi se nuk e njihte kodin. E hequr dhe dërguar në selinë e Brigadës së Zjarrfikësve, ajo u hap duke zbuluar një sasi të madhe droge të ndarë në disa mbështjellës, për një total prej rreth 100 gramë kokainë, 240 tableta ekstazi, 90 gramë hashash dhe 225 gramë të tjera ende të papërcaktuara.

Lënda narkotike si dhe gati 3400 euro para të gatshme, u sekuestruan.

Poll
SHQIPENGLISH