Koordinatorja e lëvizjes për Dinjitet e grave të Unazës së Re, Enxhi Turtulli i është drejtuar me një letër zyrës së OSBE lidhur me incidentin ku ambasadori Bernd Borchardt i drejtoi gishtin e mesit, banorëve të Unazës së Re, që kishin dalë të protestonin disa ditë më parë.
Në përgjigje, përfaqësuesja e zyrës së OSBE, Mersiha Causevic Podzic thotë se i vjen keq për incidentin, por nga ana tjetër ambasadori iu kërkoi falje shqiptarëve për incidentin.
Më tej thuhet në letër se “OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë”.
Përgjigja
Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor.
Kjo nuk duhet të hedhë hije në punën e madhe që po bëhet nga Prania e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për reformat e tyre në një shumë fusha. OSBE do të vazhdojë angazhimin dhe të ofrojë ndihmë për Shqipërinë. OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë./Gazeta Liberale