Globi

Bojken Abazi: Ja 10 arsyet pse nuk po krijohet koalicioni LVV-LDK

Shkruar nga Liberale
Bojken Abazi: Ja 10 arsyet pse nuk po krijohet koalicioni LVV-LDK

Drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi, ka renditur 10 arsyet pse nuk po dakordësohen Lëvizja Vetëvendoje në Prishtinë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Duke bërë një renditje kronologjike të gjithë ngjarjeve, se si kanë ecur diskutime mes dy partive deri në këtë moment, Abazi shkruan në rrjetet sociale se LVV po pret ende LDK, e cila nga ana e saj ka thënë publikisht se mund të diskutojë me parti të tjera për koalicion.

Postimi i plotë

1. Me kushtetutë kryeparlamentari i takon Lëvizjes VETËVENDOSJE!

2. Kryeparlamentari iu ofrua LDK-së nga LVV, dhe LDK e refuzoi para 26 dhjetorit.

3. LVV e propozoi kryeparlamentarin pasi LDK deklaroi publikisht, 3 orë para seancës së 26 dhjetorit, se do ia votonte propozimin në Kuvend.

4. LVV propozoi dhe votoi në seancë Glauk Konjufcën, i cili u votua edhe nga LDK dhe deputetë të tjerë, duke marrë 75 vota Pro, 27 Kundër dhe 6 Abstenime.

5. LVV i dha publikisht emrat e 5 ministrave të qeverisë dhe e zëvendëskryeministrit që i takonin sipas marrëveshjes bujare, duke i lënë LDK-së gjysmën e qeverisë.

6. LDK nuk dha asnjë emër, as për ministra e as për Presidentin që po e kërkon me ngulm, por po kërkon dorëheqjen e Glauk Konjufcës - edhe pse e votuan vetë dhe ai nuk ka bërë asnjë gabim, e u zgjodh në mënyrë legjitime e ligjore.

7. LVV i dha mundësinë LDK-së të zgjedh një ministri më shumë në vend të kryeparlamentarit. LDK u zotua ta çonte për votim në Këshillin e saj të Përgjithshëm këtë propozim të LVV, por nuk e bëri.

8. LVV po e thërret LDK-në të ulet sërish në tryezën e bisedimeve, por LDK po refuzon.

9. LVV ka bërë transparencë të plotë për publikun e gjerë.

10. LVV nuk po negocion me asnjë parti tjetër edhe pse mund ta kishte bërë prej fillimit, duke pritur ende LDK-në. Ndërkohë që zyrtarë të lartë të LDK-së kanë folur publikisht për mundësinë e koalicionit me parti të tjera.

*** Dikush mund të jetë mërzitur që nuk po formohet ende koalicioni LVV-LDK, por rilexoni edhe një herë 10 pikat më lart për të parë pse nuk po formohet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH