Ndërkohë që Shqipëria ka hapur kufijtë tokësorë, Kosova ka vendosur disa rregulla strikte për futjen brenda territorit të kamionëve dhe udhëtarëve, duke bllokuar shumë prej automjeteve dhe qytetarëve ë nuk kishin kryer testin e Covid-19. Kryeministri Edi Rama e ka quajtur një vendim të cuditshëm këtë të Kosovaës, por nuk ka preferuar të japë ndonjë koment më shumë në lidhje me situatën.
Kryeministri ka gjetur gjithashtu rastin të tregojë se e mban fjalën dhe se nuk gënjen, pasi kufijtë nuk janë hapur as në shtetet e tjera dhe se Shqipëria është ndër të parat që i hap.
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo?
E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!
Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur!
Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, thekson Rama./Gazeta Liberale