Aktualitet

Birra në orar të punës, policia merr masa për 2 inspektorët

Shkruar nga Liberale
Birra në orar të punës, policia merr masa për 2

Policia ka reaguar pas foto që qarkulluan ku shiheshin 2 inspektorë TË Policisë Rrugore janë duke konsumuar birra në një lokal, teksa ishin të veshur me uniformën e punës.

Bëhet me dije se inspektorët G. S dhe K. A të dy efektivë të Policisë Rrugore Tiranë janë kapur në shkelje.

Reagim i Policisë:

Në lidhje me një foto të publikuar në portale ditën e sotme, në të cilën shfaqen dy punonjës Policie me uniformë, në një lokal, ju sqarojmë se:

Me publikimin e pamjeve, menjëherë ka nisur hetimi disiplinor, për dy punonjësit e Policisë, inspektor G. S., dhe K. A., të dy efektivë të Policisë Rrugore, Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH