“Ukraina mbetet e lirë”, tha presidenti amerikan, Joe Biden, në intervistën që dha në përfundim të punimeve të Samitit të NATO-s.
Biden akuzoi homologun e tij rus se ishte i uritur për tokë dhe pushtet dhe u zotua se NATO nuk do të lëkundet në mbështetjen e saj për Ukrainën përballë agresionit rus.
“Kur Putini, me një epsh frikacak për tokë dhe pushtet, nisi këtë luftë brutale ndaj Ukrainës, ai po vinte bast se NATO do të shpërbëhej. Ai besonte se NATO do të shkatërrohej. Ai besonte se uniteti ynë do të copëtohej në provën e parë. Ai besonte se liderët demokratikë do të ishin të dobët. Por ai gaboi”, shtoi ai.
"Rusia mund t'i japë fund luftës nesër", vuri në dukje ai dhe në një pikë tjetër ai theksoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka përshtypjen e gabuar se mund të pushtojë Ukrainën.
Në fund të fjalës së tij, presidenti amerikan u shpreh si vijon: "Unë kurrë në karrierën time nuk kam qenë më optimist për perspektivat e së ardhmes".
“Vëllezërit tanë në Estoni dhe Lituani janë bërë simbol i Evropës së së ardhmes”, theksoi Biden.
Ai iu referua veçanërisht zgjerimit të NATO-s, e cila do të përbëhet nga 32 anëtarë.
“NATO është më e fortë, më aktive dhe, po, më e bashkuar se kurrë në historinë e saj. Në të vërtetë, është më jetike për të ardhmen tonë të përbashkët. Kjo nuk ndodhi rastësisht. Nuk ishte e pashmangshme”, u tha Biden.
Finlanda u pranua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në prill dhe Suedia do të anëtarësohet menjëherë në NATO.
Në këtë pikë, Biden përshëndeti vendimin e presidentit turk për të hequr veton për pranimin e Suedisë.
Në deklaratat e tij për luftën në Ukrainë, pas njoftimit për dërgimin e municioneve thërrmuese në Kiev, ai vuri në dukje se populli ukrainas "nuk është i ndarë". "Ukraina mbetet e lirë," shtoi ai.