Globi

Biden premton birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen

Shkruar nga Liberale
Biden premton birra dhe kujdes social falas për ata që vaksinohen

Nga birra tek kujdesi falas për fëmijët janë këto disa nga premtimet e presidentit amerikan Joe Biden për të bindur qytetarët që të vaksinohen, të paktën të marrin një dozë të vaksinës deri më 4 korrik që është dhe “Dita e Pavarësisë”.

“Birrë falas për të gjithë personat mbi 21 vjeç për të festuar pavarësinë nga virusi. Ne kemi nevojë për të gjithë që të bashkohemi për të mbërritur në pikën e finishit, amerikanët mund të bëjnë gjithçka së bashku, kështu që ju lutem, bëni pjesën tuaj. Vaksinohuni deri në 4 korrik, le të arrijmë qëllimin tonë 70%, le të shkojmë drejt verës, më të lirë dhe më të sigurt. Le të festojmë një ditë me të vërtetë historike të Pavarësisë”, u shpreh presidenti Biden.

Ja cilat janë disa nga nismat e marra nga Shtëpia e Bardhe për të përshpejtuar fushatën e vaksinimit:

-Kujdes për fëmijët falas

-Farmacitë do të jenë të hapura me orë të zgjatura ku njerëzit mund të vaksinohen

-Thirrje dhe ndërgjegjësim në zonat me norma të ulëta të vaksinimit

-Një turn vaksinimi udhëhequr nga Zëvendës-Presidentja Kamala Harris për të inkurajuar njerëzit që injektohen

-Një iniciativë për të punuar me berberë, sallone bukurie për të inkurajuar vaksinimin

-Rimëkëmbja nga pandemia ka qenë një nga prioritetet e Kreut të Shtëpisë së Bardhë që në momentin kur nisi të drejtojë vendin.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH