Politikë

"Beteja është pa kthim", Berisha konfirmon se nuk do të shkojë në seancën e GJKKO: Do t'i them të vërtetat Ramës nëse nuk ia mbath

Shkruar nga Liberale
"Beteja është pa kthim", Berisha konfirmon se nuk do të

Kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Theksojmë se në Apelin e GJKKO-së zhvillohet sot seanca për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për çështjen “Partizani”.

Ndërkohë Berisha ka folur sot për mediat para seancës plenare, duke konfirmuar se nuk do të shkojë në në seancën që do të zhvillohet sot në GJKKO.

“Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë. Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama.

Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim."u shpreh ish-kryeministri.

Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen e aferës së privatizimit të kompleksit "Partizani".

Seanca do të zhvillohet këtë të hënë, në orën 09:00 dhe trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.

Ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa detyrim paraqitje dhe iu është bllokuar pasaporta. Ndërsa Jamarbër Malltezi ndodhet në qeli nën masën “arrest me burg”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH