Aktualitet

Berisha: Zgjodhëm në piedestal një elitë të re përfaqësuese

Shkruar nga Liberale
Berisha: Zgjodhëm në piedestal një elitë të re

Ish-Kryeministri Sali Berisha pasi votoi në Kuvendin Kombëtar të PD të thirrur prej tij foli për mediat për këtë Kuvend të cilin e quajti përfundimin e kryetarokracisë në PD.

“Në procesin e votimit të Këshillit Kombëtar, në përbërje të të cilit gjenden nga themeluesit tek anëtarët më të rinj të saj. Militantë dhe veprimtarë të pamposhtur të PD por edhe intelektualë të shquar, të bashkuar me PD, për të rikthyer partinë në forcë fitimtare. Ky proces shënon edhe përfundimin me sukses të plotë të Kuvendit të Partisë Demokratike. Ky Kuvend mund të quhet Kuvendi i përfundimit të kryetarokracisë. Vendosi në piedestal një elitë të re përfaqësuese në PD, e tëra e zgjedhur me ‘një anëtar, një votë’, që të gjithë të propozuar nga anëtarësia ose të vetëdeklaruar.

Çdo votë do të tregohet para kamerave tuaja. Ndiqeni se ju garantoj se e gjithë kjo rrokullisje e madhe e demokracisë në Shqipëri e ka origjinën te përjashtimi i votës së lirë. Model që e përshtati dhe ish kryetari i Partisë Demokratike. Çdo fletë votimi do të dalë para jush. Të gjithë kandidatët të ndjekin votë për votë rezultatin e tyre. Përmbysja e modelit të mëparshëm të përfaqësimit ka një rëndësi të jashtëzakonshme për vlerësimin e demokratëve. Nesër në pushtet është garancia më e madhe kundër autokracisë dhe sundimit të saj”, tha Berisha

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH