Aktualitet

Berisha: Nëse nuk bëhet në Kuvend, mocionin me Ramën do e bëjmë në Surrel

Shkruar nga Liberale
Berisha: Nëse nuk bëhet në Kuvend, mocionin me Ramën do e

Kryetari i "Rithemelimit" Sali Berisha ka thënë se nëse nuk pranohet mocioni për debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen "McGonigal", kjo procedurë do të mbahet nga opozita në Surrel.

Berisha tha se Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor.

“Le të betohemi këtu në emër të të gjithë atyre që përfaqësojmë që ai mocion po nuk u bë në parlament do të bëhet në Surrel. Paqësor, urtë e butë. Por shpella e shtetit është Surreli. Ai nuk pranon të vijë, ne do shkojmë atje ku struket ai. Paqësisht do ja numërojmë të gjitha pikat e mocionit. Surreli do të jetë objekt i revolucionit paqësor. Edhe pyetjet. I themi; kemi 13 pyetje o sulltan. Revolucioni nuk do të ndalet.”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH