Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot në Prokurori. Ai do të japë dëshminë e tij në lidhje me protestën e dhunshme, para selisë së Partisë Demokratike në 8 janar, ku mbështetës të tij sulmuan selinë blu.
Berisha do të jetë përballë dy prokurorëve, Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut, të cilët do të marrin në pyetje ish-liderin ë PD për aktet e dhunës.
Ndërkohë, Berisha mbërriti në Prokurorinë e Tiranës rreth orës 11:00, i shoqëruar vetëm nga një truproje, ndryshe nga herët e tjera, që e shoqërojnë disa të tillë.
Nderkohë para se ai të shkonte në Prokurori, për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar.
Berisha: Ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do t'ju informoj ju hollësisht. Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm.
Berisha eshte i pari që do të merret në pyetje për të dhënë sqarimet e tij si person që ka dijeni për ngjarjet, duke iu shërbyer hetimeve.
Ndërkohë, deputeti Flamur Noka po hetohet në gjendje të lirë pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht Policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.