Aktualitet

Berisha i “jep zemër” anëtarësisë së PD-së: Nuk do të bojkotojmë zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Berisha i “jep zemër” anëtarësisë së

Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha mblodhi sot kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë.

Teksa i informoi për procesin e primareve, Berisha shprehu besim të plotë te anëtarësia e PD-së, duke thënë se opozita është e vendosur të fitojë zgjedhjet lokale.

“Do të përgatisim strukturat tona. Nuk bojkotojmë zgjedhjet, do përgatisim të gjithë anëtarësinë tonë për të kthyer votën te shqiptarët. Ne e duam këtë vend. Ne besojmë të potenciali i tij i jashtëzakonshëm.

Nuk pajtohemi me varfërimin, nuk pajtohemi me shndërrimin e Shqipërisë në një shtet mafioz. Kam besim të madh te ju, kam besim të plotë të anëtarësia e PD-së. Tirana të marrë rolin kryesor në betejën e kësaj qeverie”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH