Aktualitet

Berisha homazhe për Avni Mulën: Do jetojë përgjithmonë

Shkruar nga Liberale
Berisha homazhe për Avni Mulën: Do jetojë përgjithmonë

Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur para Universitetit të Arteve për të kryer homazhe për kompozitorin e madh shqiptar, Avni Mula që u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 92-vjeçare.

"Erdha të shpreh nderimin tim më të madh, mirënjohjen e thellë para një kolosi të këngës, të muzikës, të kulturës shqiptare. Avni Mulës. Avni Mula le një krijimtari në të cilën ai do jetojë gjithmonë, por le dhe një trashëgimi të madhe, një divë të vërtetë të operas, të këngës Inva Mulën. Edhe njëherë respekt të madh për veprën e pavdekshme të muzikës e kulturës shqiptare.”, tha Berisha. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH