Kreu i “Rithemelimit”, Sali Berisha i ka ftuar sot qytetarët që të marrin pjesë në protestë më 7 korrik në orën 19:00.
Në një deklaratë për mediat, ish-kryeministri tha se, protesta do të jetë ndaj qeverisë dhe ndaj parlamentit.
“Thelbi i asaj tryeze të djeshme ishte një dhe vetëm një: protestë dhe vetëm protestë. Qytetarët duke filluar nga interesi i tyre kombëtar, te shëndeti, vendi i punës, xhepat e tyre, ndjejnë se janë në rrezik të madh. Tirana e tëra do të derdhet në shesh. Do të protestohet ndaj qeverisë, parlamentit. Kjo nuk është vetëm një protestë e PD-së, e shoqërisë civile. Duhej që data të gjente një miratim të plotë nga shoqëria civile. Rama nuk është larguar, por Rama do të largohet”, tha Berisha.
Kujtojmë se, Berisha e paralajmëroi protestën që dje, gjatë një takimi me shoqërinë civile.