Aktualitet

Berisha e akuzoi për pakte me kryeministrin, Basha: Rama është i vetmi armik

Shkruar nga Liberale
Berisha e akuzoi për pakte me kryeministrin, Basha: Rama është i

Kreu i PD, Lulzim Basha ka deklaruar pas seancës në Kuvend se i vetmi armik është Edi Rama.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse ka pasur presione për përjashtimin e Berishës ndaj grupi parlamentar i PD.

Ky i fundit ka hedhur një sërë akuzash në dy ditët e fundit mbi një marrëveshje të mundshme Basha-Rama për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Ditën e djeshme, Lulzim Basha njoftoi vendimin e tij si kryetar për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën derisa të zgjidhte pozicionin me DASH pas shpalljes ‘non grata’.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH