Aktualitet

Berisha: Çdo ditë po na bashkohen socialistë! Protestat? Vendosim këto 2-3 ditë

Shkruar nga Liberale
Berisha: Çdo ditë po na bashkohen socialistë! Protestat?

Kreu i PD, pjesë e Rithemelimit,  Sali Berisha, në një takim me krerët e degëve të Partisë Demokratike në rrethe, u shpreh se primaret kanë një rëndësi kapitale. “Primaret duhet ti shohim si një proces të rëndësishëm jo vetëm për ne, por për mbarë shqiptarët. U premtuam ndryshimin dhe ja ku jemi para jush për ndryshimin. Ne do tu faktojmë shqiptarëve me të vërteta ndryshimin tonë. Shqiptarët na duan ne një forcë të ndryshuar që të besojnë në fitoren tonë”, tha Berisha.

Ish kryeministri nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shpreh se për karrigen e tij është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër dhe se deri më tani merr vendime antishqiptare.

“Ne i kemi të vërtetat. Të ulemi të demokratët, socialistët e vërtetë dhe njerëzit pa parti. Këtu çdo ditë më vijnë socialistë. Nuk janë rilindas. Përjetojnë të njëjtat situata. Hajde të bashkojmë kauzat. Të dy proceset janë jetike. Unë kam besim që ju do bëni gjithçka që njëri të mos pengojë tjetrin. Të ecin paralel. Protestë, këto 2-3 ditë do të vendosim protestën e përgjithshme. Duhet të parashikojmë të gjithë mjetet e mosbindjes civile.”, tha ai.

“Kemi të bëjmë me një njeri i cili për pasurimin e tij dhe karrigen e tij nuk njeh shoqërinë shqiptare. Nuk njeh interes kombëtar apo publik. I leverdis të marrë vendime anti shqiptare. Është i gatshëm të zbatojë çdo urdhër të Vuçiçit, Erdoganit apo kujtdo qoftë. Shqipëria është shndërruar në çiflig të tij.

Berisha u shpreh se demokratëve po u shkelin çdo ditë të drejtat.

“Nuk zbatohet asnjë normë dhe asnjë ligj. E ka ngarkuar me mision Vuçiçi për Ballkanin e Hapur dhe punon nga mëngjesi në darkë kundër Kosovës”, tha ai.

“Që një demokrat të gëzojë të drejtën që i takon e ka të pamundur se shteti një partiak garanton në mënyrë të paligjshme favoret e partisë që sundon në dhunim flagrant të parimeve demokratike. Mijëra demokratë që kanë fituar gjyqet e nuk marrin dot atë që u garantohet, mijërave nuk u shqyrtohen ankesat”.

Berisha dha edhe një shembull ku klientët e qeverisë përkëdhelen, kurse demokratët gjobiten.

“Po më tregonte sot një demokrat, hapa një derë të një objekti në lidhje të plotë organikë, mbinë 4 inspektorë ndërtim pa leje, hapi derë në shtëpinë e dyqanin e tij, në një kohë kur kërcasin pallatet e Salillarëve e shtohet 10-15 kate e s’ndodh asgjë se janë klientelë e qeverisë”.

“Tjetrit i vihet shiriti i krimit se është deputet i PD, se ka marrë me qira një ambient pa leje edhe pse nuk ishte e vërtetë. ministri bën show për pallatin ngjitur tij, të nesërmen pallati shton një tjetër kat. Demokratët jetojnë në diktaturë terrori e diskriminimi nga një njeri që vjedh shqiptarët nga mëngjesi në darkë”, tha Berisha.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH