Aktualitet

Begaj dhe Osmani në konferencë, kërkohet një politikë e jashtme e unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës

Shkruar nga Liberale
Begaj dhe Osmani në konferencë, kërkohet një politikë e

Në vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani vlerësoi bashkëpunimin mes dy shteteve për shkak edhe të lidhje historike dhe të pathyeshme. Në një konferencë për shtyp me homologun Bajram Begaj, Presidentja Vjosa Osmani kërkoi mbështetjen nga Shqipëria në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku Kosova nuk është e përfaqësuar.

Ndër të tjera, Osmani theksoi se qëllimi i vizitës së saj është bashkërendimi për një strategji të unifikuar në politikën e jashtme mes dy shteteve.

“Diskutuam në radhë të parë për të arriturat dhe sukseset e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për sfidat që duhet t’i tejkalojmë së bashku. Kosova dhe Shqipëria kanë një lidhje historike që e bën bashkëpunimin tonë të fortë e të pathyeshëm. Kombi shqiptar gjithnjë ka qenë dhe vazhdon të mbetet faktor stabiliteti në rajon dhe me orientim të qartë euroatlantik.

“Sërish kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë që të jetë zëri ynë në të gjitha instancat ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk ka përfaqësim. Synim mbetet anëtarësimi ynë në NATO dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.”

“Fuqizimi i koordinimit të vazhdueshëm në politikën e jashtme është jo vetëm në interes të shteteve tona, por edhe të rajonit e më gjerë. Kryefjala e vizitës time është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme.”

“Bashkëpunimi ekonomik është i një rëndësie të madhe për qytetarët tanë”, theksoi Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se nuk është situata në veri të Kosovës ajo që ka acaruar marrëdhëniet me Serbinë, por është Serbia që acaron përherë situatën në rajon.

E pyetur në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, Presidentja Osmani është shprehur se janë të shkëlqyera “mes motrash” teksa ka shtuar se mund të fuqizohen më tej.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë të shkëlqyera, mes motrash. Marrëdhëniet mund të fuqizohen dhe më tej, do ta rrisim koordinimin mes nesh. Duhet të punojmë bashkë për t’i tejkaluar këto sfida. Nuk është situata në veri që ka acaruar dialogun Kosovë-Serbia, por është Serbia që acaron situatën në rajonin tonë. Nuk ka javë që kalon që dikush nuk gjuan me armë policët e Kosovës. Serbia po synon që ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe të atakojë sistemin e vlerave në qendër të të cilit qëndron BE dhe NATO. Serbia fut armatim në Kosovë ilegalisht, trajton struktura kriminale që ata të shkaktojnë probleme nëpërmjet armëve. Vazhdimisht fut grupe të krimit në veri. Kjo është një sfidë për rajonin tonë. Nuk duhet të lejojmë që plani i Putinit të zbatohet nga Vuçiç në Ballkanin Perëndimor. Duhet të qëndrojmë të bashkuar, bashkë me aleatët tanë që na kanë ndihmuar që të vijmë deri në këtë moment. Jam e bindur që çdo diskutim i momentit që mund të ketë shkaktuar mospajtime, është kaluar. Qëllimi jonë i përbashkët, Kosova e pavarur. Të tejkalojmë çdo lloj mospajtimi të momentit që ekziston.”

Osmani më tej vlerësoi se Kosova dhe Shqipëria janë të vendosur të kontribuojnë në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Jemi në krah të SHBA të BE dhe vendeve demokratike jo vetëm për zhvillimet në rajon por edhe në gjithë kontinentin tonë. Ne jemi të vendosur për të kontribuuar në funksion të paqes dhe stabilitetit dhe të mbrojmë vlerat që po rrezikohen dhe atakohen nga Rusia dhe satelitët e saj në rajon.”

 

“Përderisa politika shtetërore e Serbisë vazhdimisht po sfidon integritetin territorial të Kosovës, ne do të kemi nevojë për përkrahjen e Shqipërisë dhe të aleatëve e partnerëve euroatlantikë, koordinimi me miqtë dhe aleatët tanë është parakusht për suksesin tonë.”

“Dialogu me Serbinë është duke vazhduar, por rruga e vetme që sjell paqe për gjithë rajonin është kur rezultati përfundimtar është njohja reciproke dhe ruajtja e integritetit territorial”, theksoi Presidentja Osmani.

Presidenti Begaj: Dialogu i ndërmjetësuar dhe BE, rruga e vetme për paqe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma evropianë

Në konferencën e përbashkët me Presidenten e Kosovës, Presidenti Bajram Begaj ka shprehur mbështetjen e plotë të vendit tonë për Kosovën. Begaj deklaroi se duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, me SHBA dhe BE.

“Jashtë vëmendjes nuk mund të mbeteshin zhvillimet në veriun e Kosovës. Pavarësisht provokimeve në komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, duhet një koordinim më i mirë me partnerët tanë, SHBA dhe BE. Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin e Kosovës, por koordinimi me partnerët, i domosdoshëm. Vlerësova hapat e marra nga qeveria për deeskalimin atje. Dialogu i ndërmjetësuar dhe BE rruga e vetme për paqe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizma evropianë. Shpreha mbështetjen e plotë të Shqipërisë për të kontribuar në funksion të këtij dialogu.”

Presidenti Begaj ka zbardhur disa nga çështjet për të cilat kanë diskutuar me Presidenten Osmani.

“Gjatë bisedave tona, vëmendja u përqendrua tek çështjet më të rëndësishme, por edhe nevojës për koordinim më të mirë të çështjes tonë kombëtare. Vëmendja kryesore në forcimin e thellimit të partneritetit strategjik. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar. Karakateri strategjik mes 2 vendeve tona, një rol unik për stabilibitetin, sigurinë. Askush nuk ka pse të çuditet pse Kosova është një prioritet i Shqipërisë, ndaj dhe rikonfirmova mbështetjen time dhe të Shqipërisë kudo.

“Kosova përfaqëson sot tregun e dytë më të rëndësishëm të mallrave dhe shërbimeve. Kosova është eksportuesi i 3 më i rëndësishëm në Shqipëri nga Ballkani Perëndimor. Rol luan edhe kuadri ligjor në fuqi që lehtëson bashkëpunimin. Përshëndeta hapat për lehtësishim e qarkullimit, por edhe bashkëpunimin më tej të turizimit. Turizmi mbetet një kontribues i rëndësishëm për ekonominë e 2 shteteve. Shqipëria dhe Kosova faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribues për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe jo vetëm. Bashkëpunimi i të gjitha institucioneve tona duhet të jetë një objektiv i qëndrueshëm.”

Begaj më tej shtoi se, “në debatin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të kem në fokus çështjen e njohjes së Kosovës. Liberalizimi i vizave nga BE, veprim i vonuar por me shumë rëndësi praktike por edhe morale. Shqipëria mbështet fuqishëm aspiratat e Kosovës për integrim Euroatlantik. Shqipëria është proaktive për institucionalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Aleancën e NATO. Duhet një koordinim e bashkëpunimi më i ngushtë për të avancuar dhe dhënë mbështetje çështjeve kombëtare.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH