Aktualitet

BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri, reagon ambasadori Soreca

Shkruar nga Liberale
BE sjell 20 mijë teste në Shqipëri, reagon ambasadori Soreca

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka njoftuar se në Shqipëri do të mbërrijnë 20 mijë teste për koronavirusin, ndërsa thekson se sa më të besueshme janë testet aq më efektive është lufta kundër virusit vdekjeprurës COVID-19.

“Donacioni i Europës për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! Europa qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH