Aktualitet

Basha takim me shoqatën e pronarëve: Do ideojmë një korpus ligjor

Shkruar nga Liberale
Basha takim me shoqatën e pronarëve: Do ideojmë një korpus

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ku ka diskutuar mbi problematikat e tyre. Në një reagim në lidhje me takimin, Basha shkruan se korpusi ligjor i qeverisë Rama ka qenë në kundër pronës private.

Teksa pranon përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, Basha thotë se kur të vijë në qeveri do ta zgjidhë këtë problem sipas standarteve europiane në konsultim me pronarët.

Reagimi i plotë

Gjatë takimit me përfaqësues nga shoqata e pronarëve, ndamë shqetësimin për qëndrimin dhe lobimin negativ të qeverisë Rama për çështjen e pronave.

I gjithë korpusi ligjor dhe veprimet e qeverisë Rama, kanë qenë kundër pronës private dhe në shërbim të planeve korruptive të biznesmenëve të lidhur me të, pjesë e të cilit është edhe ligji i investimeve strategjike në vitin 2015. Sikundër dhe ligji i ri i pronave i cili e trajton pronën private të individit si një mall në shportën e oligarkëve pa pasur respekt për shenjtërinë e pronës dhe zotëruesit e saj.

Duke pranuar përgjegjësitë e PD në të shkuarën për këtë çështje, i sigurova përfaqësuesit e shoqatës së pronarëve se qeveria e ardhshme do të mundësojë një zgjidhje përfundimtare sipas standarteve europiane për pronarët, gjithmonë në konsultim me ta.

Së bashku me ta u dakordësuam për të hartuar një projekt të qartë dhe gjithashtu piketat kyçe të një projektligji që do të zëvendësojë korpusin kriminal të projektligjeve në lidhje me pronën, të miratuar nga qeveritë Rama.

Nën koordinimin e zonjës Ledina Mandia, ne do të ndihmojmë dhe do të ideojmë së bashku me shoqatën e pronarëve një korpus ligjor që do të përpiqet të japë zgjidhjen e duhur për pronën në Shqipëri. Qeveria Rama nuk ka interes raportin e drejtësisë dhe të së drejtës së tyre. Përkundrazi, ajo ka interes vetëm një grusht individësh që përfitojnë në kurrizin e pronarëve.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1144788,1144789,1144790,1144791,1144792"]

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH