Aktualitet

Basha: Shpresoj që të punojmë me aleatët tanë amerikanë

Shkruar nga Liberale
Basha: Shpresoj që të punojmë me aleatët tanë

Zgjedhja e Joe Biden, presdient i ri i SHBA-ve është përgëzuar edhe nga politika shqiptare. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në Twitter, shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë me SHBA.

Po ashtu, Basha shprehet se PD shpreson që të vijojë të punojë me aleatët amerikanë, “për të forcuar vlerat dhe zotimet e përbashkëta.”

“Urimet e mia më të përzemërta për @JoeBiden në zgjedhjen e tij si President i ri i SHBA. Shqipëria dhe shqiptarët janë krenarë për miqësinë dhe aleancën tonë. Unë dhe @pdshqiperi shpresojmë që të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë amerikanë për të forcuar vlerat dhe zotimet tona të përbashkëta", shkruan kryedemokrati.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH