Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur nga Lulzim Basha në orën 18:00 ka shkarkuar 11 kryetarë të degëve.
Sipas Klan News, bëhet fjalë për kryetar të degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërkohë kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar.