Aktualitet

Basha: Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara

Shkruar nga Liberale
Basha: Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara

Lulzim Basha ka deklaruar se Sali Berisha është përjashtuar nga Këshilli Kombëtar i PD. Ai ka thënë se Berisha është vetëpërjashtuar me anë të vendimeve të tij.

"Berisha është përjashtuar si anëtar i grupit parlamentar dhe nga këshilli i PD, rrugët e Berishës me organet drejtuese të PD janë ndarë.

Sa herë hip e zbret shkallët Berisha nga selia është punë e tij. Çdo demokrat duhet të jetë i bashkuar. Berisha mund ti hipë dhe zbresë shkallëve, ai mund të krijojë celula dhe organizata me orientim antiamerikan, por ai nuk do të jetë më pjesë e organeve drejtuese. Është i përjashtuar. Deri tani sjellja e tij është qesharake.”, tha Basha.

“Këta dy persona me maska, njëri është i Reneas dhe një i gardës, por nuk e dimë. Ky i RENEA-s dhe një i gardës, por s’e kemi zgjidhur akoma këtë pjesë. Çlirohuni nga stresi. Herën e kaluar tha persona të armatosur, sot ka thënë që ka qenë RENEA. PD s’ka nevojë për RENEA dhe gardë, ajo është shtëpia e lirisë, shtëpia e demokratëve. Është e gatshme për të përballuar çdo situatë e sfidë.

Sali Berisha është përjashtuar tashmë si anëtar i grupit parlamentar të PD, si anëtar i Këshillit. Rrugët e Berishës me organet e PD janë të ndara, ai është vetëpërjashtuar me vendimet e tij. Detyra jonë është që çdo demokrat që sakrificën e saj të shenjtë të jetë i bashkuar ndaj regjimit të Edi Ramës. Berisha mund të ngjisë e zbresë shkallët, mund të krijojë celula”, tha Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH