Aktualitet

Basha pret reporterët e KiE, propozimet e tij nga reformimi i sistemit zgjedhor, vota e diasporës dhe deri te heqja e imunitetit për deputetët

Shkruar nga Liberale
Basha pret reporterët e KiE, propozimet e tij nga reformimi i sistemit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me nënkryetarët Flutura Açka dhe Kreshnik Çollaku kanë pritur raporterët e Këshillit të Evropës.

Në këtë takim, Basha i njohu me paketën e hartuar nga ekspertët e Partisë Demokratike për t'i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika duke u dhënë fuqi vendimmarrëse dhe një politikë te pastër.

“Pritëm sot në PD reporterët e Këshillit të Europës. I njoha me paketën e hartuar nga ekspertët e PD për t'i kthyer shqiptarëve besimin tek vota dhe politika, duke u dhënë fuqi vendimarrëse dhe një politikë te pastër”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Basha ka bërë edhe disa propozime konkrete duke nisur nga listat e hapura në zgjedhje deri te imuniteti për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

LISTA TË HAPURA

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

BARAZIA E VOTËS

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

VOTA E DIASPORËS

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

PRESIDENT NGA POPULLI

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

Një nga shqetësimet kryesore në Shqipëri është shitblerja e votës dhe korrupsioni i përhapur kudo që ndikon edhe në deformimin e vullnetit të zgjedhësve. Ligji për dekriminalizimin i iniciuar nga PD, tregoi se sa thellë kishte depërtuar krimi në qeverisje. Tashmë prioritet për PD-në për të luftuar korrupsionin në nivele te larta është:

VETTING PËR POLITIKANËT

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale lidhje të cilat i përdorin për të bletë vota dhe shantazhuar votuesit.

FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH