Aktualitet

Basha mbledh të enjten Këshillin Kombëtar

Shkruar nga Liberale
Basha mbledh të enjten Këshillin Kombëtar

Pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar më 12 dhjetor, Partia Demokratike ka njoftuar datën kur do të mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar.

Sipas PD, Këshilli Kombëtar i PD-së do të mblidhet më 23 dhjetor në orën 17:30. Me anë të një njoftimi PD ka njoftuar anëtarët e Këshillit që të marrin pjesë në sallën e mbledhjeve në selinë e PD-së.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH