Aktualitet

Basha letër kryeministrit kroat: Do bëjmë çdo gjë për integrimin

Shkruar nga Liberale

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka dërguar kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviç, një letër ku e përshëndet për marrjen e drejtimit të Presidencës së Bashkimit Europian, një ngjarje që kreu i selisë blu e cilëson si historike për shkak se kjo është hera e parë që Kroacia drejton presidencën e BE-së.

Në letrën e tij, Basha e garanton kryeministrin kroat se opozita në Shqipëri do të bëjë gjithçka për të ndihmuar procesin e integrimit europian, pa vonesa të mëtejshme.

“Presidenca kroate e BE, është një arritje të cilën ne, në Shqipëri, e vlerësojmë shumë, ashtu si edhe rajoni. Kam bindjen e plotë se nën drejtimin tuaj të Presidencës, proceset integruese për Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, do të avancojnë edhe më tej. Ju jam shumë mirënjohës për mbështetjen që më keni shprehur për Shqipërinë gjatë takimit që patëm Nëntorin e shkuar.” thekson Basha në letrën e tij.

“Prioritetet tuaja në krye të BE-së janë shpresëdhënëse dhe shtysë për mua që të bëj çdo gjë që mundem në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare, që të avancojmë procesin e integrimit në BE, pa vonesa të mëtejshme, siç përcaktohet edhe në kushtet e Bundestagut. Edhe pse marrja e Presidencës Kroate po ndodh në momente sfiduese, jam i bindur se ju do t’i përmbushni prioritetet duke qenë edhe njëherë një shembull i shkelqyer për ne.”- mbyll letrën e tij kreu i opozitës Lulzim Basha, duke i uruar Kroacisë një presidencë të suksesshme dhe duke mirëpritur drejtimin dhe mbështetjen e mëtejshme të kryeministrit kroat.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH