Gjatë takimeve me qytetarët dhe bizneset në njësinë 10 në Tiranë, kreu i PD-së Lulzim Basha, ka theksuar se ky kryeministër ka dështuar e se duhet larguar.
Basha ka thënë se largimi i Ramës është detyrë patriotike, duke përsëritur se nvse nuk mban premtimet në mandatin e parë, atëherë nuk do ta pranojë mandatin e dytë.
"Qytetarët janë plot shpresë për ndryshim. Edhe dy javë do marrim frymë lehtësisht. Të gjithë bashkë më 25 prill. Qytetarët kanë problem se nuk kanë mundësi të parkojnë.
Largimi i Ramës është detyrë patriotike. Nëse ne nuk do të mbajmë premtimet që kemi dhënë, nuk duam mandat të dytë. Ne do të ndihmojmë bizneset. Ne do të japim subvencione për bizneset. Do ndreqim vendin. Mezi po e pret Shqipëria ndryshimin", tha Basha.