Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, votën për ndryshimin ua kërkoi edhe banorëve të Qesarakës në Tiranë, ku vijoi turin e takimeve elektorale. Bizneset iu ankuan për rënie të fuqisë blerëse, por Basha u premtoi se qeveria e tij pas 25 prillit do t’i ketë partnerë.
Rritja e pagave ishte një tjetër zotim që ndau me gratë e njësisë së Dajtit.
Më herët Basha u takua edhe me gra sipërmarrëse në Elbasan, nga ku paralajmëroi anulimin e fiskalizimit, duke e cilësuar atë një proces korruptiv.
Në këto zgjedhje kreu i opozitës tha se vjen me një plan ekonomik, që ka në themel taksat e ulëta.
Kryedemokrati u takua edhe me gra profesioniste të fushave të ndryshme, përpara të cilave u zotua se do të sjellë një qeverisje konservatore me dimension njerëzor, që do të garantojë barazinë përpara ligjit.