Aktualitet

Basha del në konferencë për mediat: Demokratët braktisën Sali Berishën!

Shkruar nga Liberale
Basha del në konferencë për mediat: Demokratët

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë sot reagimin e parë pas protestës së dhunshme të ish kryeministri Sali Berisha në selinë e PD. Basha e nisi fjalën e tij me një falënderim për mediat, ndërsa i konsideroi tragjike zhvillimet e sotme në PD.

“Me zhvillime tragjike për demokratët. Prania juaj u vonua për më shumë se 4 orë me shkakun e kryerjes së veprimeve hetimore.

Dita e sotme ishte paralajmëruar si një ditë sulmi, si dita e pushtimit me forcë e selisë së demokratëve, si dita për të kurorëzuar aksionin e tij personal, për hallin e tij personal. Sikundër e kemi thënë prej kohësh, ajo që nisi si lëvizje demokratizuese e tregoi sot fytyrën e saj. Shumica e absolute e demokratëve nuk iu përgjigjën Berishës, e braksitën sic a kanë braktisur gjatë këtyre muajve,”- u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH