Aktualitet

Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit dhe Tom Doshit

Shkruar nga Liberale
Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi teksa është pyetur në lidhje me shifrat e demokratëve që morën pjesë në referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës, tha se listat nuk kishin dalë nga selia blu.

Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se statuti e thotë qartë se anëtar i PD-së është ai që ka frekuentuar mbledhjet në 6 muajt e fundit. Bardhi tha se në Kuvendin e Sali Berishës të mbajtur më 11 dhjetor ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit dhe Tom Doshit.

“Ditën kur u mbyllën formularët në kasafortën personale të Edi Palokës juve ju premtua që në Kuvend do bënin proces transparente të leximit të emrave, e do bëhej prezantim i çdo pjesëmarrësi në tubimin e 11 dhjetorit. Kjo nuk ndodhi, u kyçen dyert, po të kishin pasur mundësi edhe juve ju kishin kyçur në kasafortë, siç ka zero transparencë në çdo veprimtari të çdo celule ilegale. Berisha deklaronte se është mbushur salla me punonjës të administratës sepse s’ka kuorum të anëtarëve të Këshillit kombëtar e pas një ore ky mashtrim publik u rrëzua me transparencën që bëri komisioni i votimit duke lexuar emër për emër. Më 11 dhjetor nuk ju lejuan të futeshit as në stadium se do gjenit kandidatë të Jozefina Topallit të ulur si delegatë, arsyen e dini vet pse s’ju lejuan të futeshit në stadium se aty do të gjenit kandidatë të partisë të Tom Doshit të ulur e të cilësuar si delegatë”, pohoi Bardhi.

Mes të tjerash ai solli një rast se një kryetar i degës së LSI në Divjakë ka votuar me një kartë të PD të vitit 92, për referendumin që u mbajt paralelisht me Kuvendin e PD-së të thirrur nga Basha.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë te dhene kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Ne 92-shin ka qene anëtar, ne kete kohe ka ndërruar disa parti, por ka shkuar te votoje me karten e 92-shit, megjithëse eshte kryetar i LSI per Divjaken. Partia ka rregulla te qarta ne statut kush quhet anetar. Ne dijeni tuaj, kane votuar edhe drejtore te emeruar nga emeruar nga Edi Rama, qe kane hequr demokrate nga puna. Ne 18 dhjetor ka patur vetem 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombetar. Te tjerat jane aktivitete private, qe bejne listat e tyre, sipas deshires se tyre. Si i vërtetuat ju? Si e shpjegoni ju se kryetarja e Bashkisë Shkodër shkon deh nuk e gjen emrin në listë dhe nënkryetarja e degës së Shkodër, dhe del para kamerave dhe bën përgjegjës të Lulzim Bashës. Ata sjanë lista të anëtarëve të PD, se ndaj s’kanë lidhje. Se di askush. Statuti i PD ka rregulla të qarta mbi anëtarët që kanë të drejtë vote. Nëse ke teser të marrë në vitin 2000 por ndërkohë nga 2005 ke qen drejtor i PS dhe merr pjesë në mbledhjet e PS dhe s’voton më për PD, e humb të drejtën e votës në PD, Ka rregulla. Do të duhet të marrësh pjesë në mbledhjen, të paktën për 6 muajt e fundit. nëse s’merr pjesë, ske të drejtë vote. Kështu thotë statuti. S’ke të drejtë vote nëse nuk ke qenë pjesë e mbledhjeve. Ndaj ka institucione partia që këto lloj rekordesh regjistrohen. Ne çdo vit kemi proces verifikimi të partisë. Mund të jenë anëtar të LSI apo i partisë së Tom Doshit. Kanë qenë drejtor që kanë hedhur nga puna demokratet. Asnjë e dhënë e disponuar nga PD nuk i është vënë në dispozicion askujt. Nëse kanë pasur lista për shkak të funksioneve para 10 viteve në PD, dhe i nxjerrin në referendum, them se Statuti ka rregulla. Do më thoni ju se; kush po pyet për statut? Një grupim i vogël brenda PD e ka flakur tutje statutin dhe thotë; rregulli jam unë dhe e vendos unë!”, tha Bardhi.

Ndërkohë pyetjes nëse do iu shpërndan emrat e anëtarëve të Kuvendit të 18 dhjetorit, mediave, Bardhi tha se: “Besoj unë që në momentin që lexova emrat, ato janë në dispozicion të medias. Ato janë në prezencë të medias. Funksioni i secilit prej tyre është anëtar i PD. në çdo organ që mblidhet ka funksionar të zgjedhur, por funksioni i secilit prej tyre, psh për mua; unë jam anëtar i Kryesisë së Partisë. Kur marr pjesë në mbledhjen e Kuvendit, jam anëtar si gjithë të tjerët, i PD. Ky është funksioni që ka secili prej emrave që lexova. Janë përfaqësues të Këshillit, por në atë mbledhje janë anëtar të Kuvendit.”

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH