Sport

Barcelona përmbys ndeshjen në tetë minutat e fundit, Lewandowski dhe Cancelo i japin kreun e La Ligas

Shkruar nga Liberale
Barcelona përmbys ndeshjen në tetë minutat e fundit, Lewandowski

Barcelona fitoi 3-2 kundër Celta Vigos në stadiumin "Olimpik" në Barcelonë, për javën e gjashtë në La Liga. Katalanasit siguruan një përmbysje të madhe vetëm në nëntë minutat e fundit të ndeshjes. Miqtë gjetën dy gola me Larsen dhe Douvikas për epërsinë 0-2. Kur u mendua se Barça do humbiste, ishte Lewandowski në në minutat 81 dhe 86 do barazonte gjithçka. Për të siguruar "Remuntadan" dhe kreun e La Ligas mendoi Cancelo me golin në minutën e 89-të. Barcelona dhe Girona kanë nga 16 pikë në renditje, duke ndarë kreun mes katalanasve. Pas tyre Real Madrid me 15 pikë dhe një ndeshje më pak.

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH