Bashkëfshatarët e Fatos Çollakut, 48-vjeçarit që i dha fund jetës dje në mbrëmje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë, kur Fatos Çollaku është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.
“Fatosi ishte një djalë që nuk prishte qejf me askënd. Nuk ishte problematik shihte drejtimin e tij. Kush e merrte në punë shkonte punonte. Por e vuri përpara varfëria dhe arriti në një pikë që ndodhi kjo që ndodhë”, u shpreh njëri prej bashkëfshatarëve.
Ai shprehet se, 48 vjeçari nuk vuante nga shëndeti mendor, ndërsa pas ka lënë të vetme në mjerim motrën e tij.
“Sot në varrim ka marrë pjesë i gjithë fshati. Ka një motër dhe ajo tashmë është e vetme. Asaj duhet t’i lidhet një kemp nëse ky shtet funksionon normalisht. Fatosi nuk kishte probleme të shëndetit mendor. Jemi rritur me të edhe e dimë se si ishte. Fatosi punonte në fshat, jo përditë por fshati e donte shumë. Sa i përket ndërprerjes së energjisë elektrike, nuk ka qenë stabël, herë i pritej e herë i lidhej. Ata kishin vetëm një dritë në banesë, asnjë elektroshtëpiake tjetër. Mbrëmë në darkë në shtëpi nuk kishte drita”, është shprehur fqinji.
Ndërkohë është prononcuar edhe personi, që ka gjetur i pari trupin e 48-vjeçarit.
“Djalë më të mirë nuk e bënte nëna, pa probleme, që shihte punën e tij, punëtor që nuk zhgënjente kurrë. Ishte hamall. Varfëria ekstreme e çoi deri në këtë pikë. Herën e fundit e pash në orën 08: 00 të darkës. në mëngjes në 06:00 kur dola tu shtija bagëtive, e pash. Nuk kisha forcë as ta shihja në fytyrë, nuk kisha zemër që ta identifikoja kush ishte. Do qajnë dhe degët për të”, u shpreh ai për News 24.
Burimi: News 24