Aktualitet

Balla për qëndrimin e Presidentit për 30 qershorin: Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Kushtetueses…

               Publikuar në : 11:55 - 09/12/21 ro ot

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka folur sot për qëndrimin e Presidentit të Republikës për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

Balla tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen dhe sipas tij kjo çështje ka marrë fund këtu. Ai theksoi se çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni dhe se ka prevaluar e drejta e qytetarëve për të zgjedhur.

“Ka një rregull që është mbi të gjithë rregullat e tjerë. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk interpretohen më, përtej këtyre vendimeve nuk ka vendim tjetër. Është në të njëjtën baraspeshë me Kushtetutën vetë. Gjykata Kushtetuese në rast se ka një konflikt apo përplasje institucionale për një çështje të caktuar Gjykata Kushtetuese bën interpretimin dhe merr vlerën e Kushtetutës. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vetëm zbatohet. Çdo përpjekje për të mos njohur vendimet e Gjykatës Kushtetuese është një përpjekje që nuk i bën nder asnjë institucioni, kjo çështje ka marrë fund këtu. Ky është një vendim i rëndësishëm sepse lidhet me kontekstin e zhvillimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Pati një përpjekje për t’iu hequr shqiptarëve të drejtën për të votuar. Ishte një moment i rëndësishëm në historinë e demokracisë së re në Shqipëri, ku çdo palë mori mësimet e veta. Ata që u përbetuan se nuk do kishte zgjedhje, morën të drejtën e qytetarëve për të vendosur me votë. Demokracia vetë fitoi, sepse të gjithë këtu ne jemi të përkohshëm. Është vetëm populli që përcakton se kush do të jetë dhe kush jo. Ajo që ka prevaluar dhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por dhe në opinionet e vyera të Venecias ishte pikërisht e drejta e qytetarëve për të zgjedhur”, deklaroi Balla.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back