Kreu i Grupit Parlamentar, Taulant Balla ka paralajmëruar se, çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit do të përjashtohet nga seancat plenare.
“Çdo deputet që bllokon foltore, rregullorja e Kuvendit është e qartë, duhet të përjashtohet nga punimet për 10 ditë. Parlamenti funksionin dhe çdo përpjekje për të bllokuar atë, duhet të zbatuar rregullorja. Rregullorja e thotë qartë që kush pengon zhvillimet e punimeve të Kuvendit do të ndëshkohet”, tha Balla.
Kujtojmë se, dhjetë deputetë demokratë u përjashtuan me dhjetë ditë nga seancat plenare, pasi bllokuan foltoren.