Aktualitet

Balla ironizon Berishën: "Fitorja" më e madhe kundër Amerikës!

Shkruar nga Liberale
Balla ironizon Berishën: "Fitorja" më e madhe kundër

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka ironizuar zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Rithemelimit.

"Të dashur kolegë, sot jemi disa ditë larg që nga miratimi i rezolutës për Shqipërinë nga Parlamenti Europian. Kurrë më parë nuk ka pasur një unanimitet, 519 anëtarë nga grupet kryesore politike. Dhe pastaj vijnë këta që thonë se Shqipëria po ndryshon kurs. Ka vetëm një plan A, jo plan B. Plan B keni ju që e keni kthyer antiamerikanizmin në doktrinë. Për këtë, ne nuk ju shërojmë dot. Bashkohuni në një trup të vetëm, dhe me fitoren më të madhe kundër Amerikës. Tre gara kishte dje, City me Liverpoolin, Milani me Interin dhe Saliu me Ibsenin", është shprehur Balla nga foltorja e Kuvendit.

Kujtojmë se, rezultati paraprak në 108 qendrat e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, tregon se Sali Berisha kryeson përballë kundërshtarit të tij Ibsen Elezi, me mbi 93 përqind të votave.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH