Aktualitet

Balla: Falënderojmë qytetarët që dëgjuan Ballukun dhe i lanë rrobat me 30 gradë

Shkruar nga Liberale
Balla: Falënderojmë qytetarët që dëgjuan Ballukun dhe i

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, teksa foli për energjinë elektrike falenderoi nga Kuvendi qytetarët, që sipas tij kanë dëgjuar thirrjet e ministres Balluku për të larë rrobat me 30 gradë.

“Edhe për vilën e atij këtu paguajmë 800 mijë lekë diferencën që të mos ketë vapë në korrik. Dhe e vërteta është se kur qeveria mori vendimin për 800 kw u mbështet plotësisht. Sepse mendoj që përtej kësaj shifre janë këta vilat. Nuk janë qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Një familje që ka përdorur pak kondicionerin e ka pasur më pak. Qeveria duke parë mirëmenaxhimin. Duke falënderuar çdo qytetar që dëgjoi thirrjet e koleges Balluku për të larë rrobat me 30 gradë, ju qeshnit se ju për të qeshur jeni. Luli qeshte më bukur por nuk vjen më. Gazi dhe Paloka kanë vazhduar te Përputhen. U takuan por nuk u përputhën. Ju qeshni por kjo qeveria këtu po bën punë”, deklaroi Balla.

Më herët, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku këshilloi qytetarët që në shtëpi të përdorin lavatriçen sa më pak dhe të lajnë rrobat me 30 gradë. /Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH