Trondisin detajet e krimit brutal në Rusi me viktimë një vajze vetëm 8 muajshe, ndërsa autorë janë dy prindërit e saj.
Tragjedia me viktimën e mitur filloi kur babai, 33-vjeçari Yaakov Maiboroda, u përpoq të godiste me shkelma gruan e tij 23-vjeçare, Anastasia, gjatë një sherri. Megjithatë, shkelmat kanë goditur fëmijën e vogël që mbeti i vdekur në vend.
Dy prindërit, megjithatë, në vend që të raportonin ngjarjen tek autoritetet, vendosën të mbulonin gjurmët e tyre në mënyrën më makabre, teksa copëtuan kufomën me thika dhe një mulli mishi, duke i vendosur copat në 13 qese plastike.
Duke treguar guxim të pamatur, dy prindërit thirrën policinë dhe pretenduan se vajza e tyre 8 muajshe ishte rrëmbyer.
Por kur policia mbërriti në banesën në qytetin kufitar ruso-ukrainas të Rostov-on-Don, ata zbuluan krimin e tmerrshëm, thika me gjak dhe 13 çanta me trupin e copëtuar të foshnjës.
Fqinjët, sipas Daily Mail, pretendojnë se kanë dëgjuar "ulërima të vazhdueshme" nga banesa në të cilën çifti ishte vendosur gjashtë muaj më parë. Sipas të njëjtave dëshmi, dy prindërit ishin vizituar edhe nga shërbimet sociale.
“Ditën e vrasjes, 33-vjeçari ishte më i dhunshëm se zakonisht. Më pas papritmas zhurma pushoi dhe të qarat e fëmijës pushuan papritmas”, raportojnë mediat ruse.
Çifti tashmë pritet të dalin para gjykatës më 28 qershor./Liberale.al