Aktualitet

Avioni me drogë në Divajkë/ Ekstradohet nga Belgjika Kristjan Demçe

Shkruar nga Liberale
Avioni me drogë në Divajkë/ Ekstradohet nga Belgjika Kristjan

Është ekstraduar nga Belgjika 43 vjeçarin, Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje, i akuzuar për tentativën e trafikimit të një sasie të madhe droge.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në vitin 2014, kur një avion i tipit “Piper” i drejtuar nga piloti italian, Giorgio Riformato u ul në vendin e quajtur “Plazhi i Divjakës”, rrethi i Lushnjës, për të marrë një sasi pre rreth 300 kg kanabis sativa. Mes personave që e prisnin për të ngarkuar lëndën narkotike në avionin e italianit, ishte edhe Kristjan Demçe.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Demçen me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

Vijon bashkëpunimi i pandërprerë mes Interpol Tirana dhe homolgëve, për kapjen me qëllim ekstradimi të personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Një tjetër i kërkur bie në prangat e Policisë belge falë shkëmbimit të informacionit në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Policisë belge.

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.

Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian G. R./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH