Aktualitet

Atentati me tritol, flet Gjini: Nuk jam në hasmëri, nuk ruhesha

Shkruar nga Liberale
Atentati me tritol, flet Gjini: Nuk jam në hasmëri, nuk ruhesha

I mbijetuari i atentatit me tritol, Preng Gjini ka mundur të flasë për policinë nga Spitali i Traumës ku është i shtruar. Në dëshminë e tij Preng Gjini ka deklaruar se nuk është në hasmëri me askënd dhe se nuk ruhej nga ndokush pasi nuk ndihej i kërcënuar.

"Nuk kam asnjë hasmëri dhe konflikte me persona të tjerë. Më është vrarë vëllai por nuk mbaj përgjegjësi për veprimet e tij. Gjatë gjithë kohës nuk kamë vënë re asnjë detaj të dyshimtë. Gjithmonë lëvizja i vetëm dhe nuk kisha frikë që të ruhesha. Makinën ia merrja shpesh kushëririt, pasi më të kam marrëdhënie të mira", ka deklaruar ai para oficerëve të policisë nga shtrati i spitalit.

Prokurori ka sekuestruar të gjitha filmimet e bëra nga kamerat e sigurisë në zonat ku ka lëvizur Gjini, për të parë nëse ka pasur ndonjë person apo automjet që e ka gjurmuar nga pas, pas se t'i bëhej atentati me tritol në makinë me "A Clas Benz" me të cilën udhëtonte, që ishte në pronësi të kushëririt të tij.

50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli 400 gram C4 në pjesën e përparme të makinës dhe shpërthimi është kontrolluar nga një telekomandë në distancë.

Preng Gjini është vëllai i Armando ose Tonin Gjinit nga qyteti i Rrëshenit, i cili mbeti i vrarë në 12 gusht 2019.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH