Aktualitet

Arsimi 2021-2026/ Kushi: Fokusi te gjithëpërfshirja dhe cilësia

Shkruar nga Liberale
Arsimi 2021-2026/ Kushi: Fokusi te gjithëpërfshirja dhe cilësia

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka nisur konsultimet publike për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Arsimit për 5-vjeçarin e ardhshëm

Përmes një postimi në “Facebook”,  ministra Evis Kushi tregon se është zhvilluar një diskutim me përfaqësues të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar, i cili është edhe takimi i parë i konsultimit publik për hartimin e kësaj strategjie.

“Në fokus kryesor të kësaj strategjie për arsimin parauniversitar do të jenë gjithëpërfshirja dhe barazia në arsim, digjitalizimi, meritokracia dhe zhvillimi profesional i mësuesve, menaxhimi dhe sigurimi i cilësisë në arsim, si dhe shtimi i vëmendjes për zotërimin e kompetencave të të nxënit gjatë gjithë jetës“.

Në kuadër të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026, Kushi shpreh angazhimin e plotë të MASR për të ndërtuar një sistem arsimor sa më gjithëpërfshirës, që trajton nevojat individuale të të gjithë fëmijëve, nxënësve e studentëve.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH