Aktualitet

Arrestohet në Vlorë 44-vjeçari që kërkohej nga policia e Kavajës për mashtrim

Shkruar nga Liberale
Arrestohet në Vlorë 44-vjeçari që kërkohej nga

Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar në Vlorë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, me mbështetjen e inteligjencës informative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim A. S., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.

Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Kavajë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH