Arrestohet autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës, Gentian Bleta.
Sipas "Ora News" dyshohet se Gentian Bleta është arrestuar në Poloni për llogari të autoriteteve britanike.
Nga Interpol po verifikohet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person, pasi në Shqipëri ai njihet si Martin Bleta ndërsa në Angli si Gentian Bleta.
Kujtojmë se 49-vjeçari Jan Prenga u rrëmbye dhe më 17 janar 2020 dhe sipas policisë ndërroi jetë nga tortura rrugës teksa po çohej në Shijak, në restortin "Golden". /Gazeta Liberale