Aktualitet

Arrestohen nënë e bir në Greqi për trafikim kokaine, shpallet në kërkim babai

Shkruar nga Liberale
Arrestohen nënë e bir në Greqi për trafikim kokaine,

Arrestohen në ishullin grek të Rodosit nënë e bir pasi janë akuzuar për trafikim kokaine. Ndërsa babai shqiptar 43-shqiptar është shpallur në kërkim.

Njoftohet se babai është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

Djali u arrestua nga policia pasi ai transportonte kokainë me peshë 1 kilogram e 191 gram si dhe shpërndante drogë për llogari të babait të tij.

Po ashtu 24-vjeçarit i’u gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH