Aktualitet

Arrestohen babë e bir për kultivim të lëndëve narkotike

Shkruar nga Liberale
Arrestohen babë e bir për kultivim të lëndëve narkotike

Babë e bir janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike. Sipas policisë së Tropojës janë arrestuar shtetasit; N. N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç.

“Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në terren të mbyllur. Finalizohet operacioni policor i koduar “Palçi”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë. Goditet një rast i kultivimit të bimëve natkotike, në fshatin Palç, arrestohen 2 autorët e dyshuar (babë e bir). Procedohen në gjendje të lirë kryetari i fshatit dhe inspektori i pyjeve, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.  Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas një hetimi 1-mujor, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Palç ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Palçi”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: N. N., 53 vjeç dhe A. N., 19 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Palç. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në territorin e fshatit Palç”, njofton policia.

Gjithashtu në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit: S. P., 33 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Palç, dhe Gj. P., 65 vjeç, me detyrë inspektor i pyjeve dhe mjedisit.

Mësohet se, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH