Aktualitet

Arrestohen 2 persona në Vlorë, procedohen penalisht 5 të tjerë

Shkruar nga Liberale
Arrestohen 2 persona në Vlorë, procedohen penalisht 5 të

Dy persona kanë rënë në pranga dhe 5 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale.

Policia e Vlorës bën me dije se në pranga kanë rënë 43-vjeçari B.K., për drejtim mjeti pa leje dhe 43-vjeçari A.A., për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit F. Gj, A. Gj, dhe V. H, H. H, banues në lagjen “Partizani”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin.

Po ashtu janë proceduar penalisht shtetasi F. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Informacion-DVP Vlorë

Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistër për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit F. Gj, A. Gj, dhe V. H, H. H, banues në lagjen “Partizani”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-A. A., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;

si dhe proceduan penalisht shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH