Aktualitet

Arrestimi i dy mjekëve të Traumës, kolegët e tyre dalin në protestë

Shkruar nga Liberale
Arrestimi i dy mjekëve të Traumës, kolegët e tyre dalin

Sikundër paralajmëroi një ditë më parë, Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, ka dalë këtë të enjte në protestë kundër vendimit të Gjykatës për të lënë në burg dy mjekët, Ervin Sulaj dhe Serdi Memini, të cilët morën para për operacionin e Elmelind Dylit, 17-vjeçari që mbeti i plagosur pak javë më parë në masakrën e Velipojës.

Mjekët e Traumës kërkojnë që të bëhet një reformë e thellë në shëndetësi, ndërsa sollën në kujtesë premtimin e kryeministrit Edi Rama për autonomi spitalore.

Kolegët e dy mjekëve të arrestuar shprehen se ata nuk mund të trajtohen si kriminelë, ndërsa e cilësojnë abuzive dhe në kundërshtim me ligjin burgosjen e bluzave të bardha.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH