Kronikë

Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më

Shkruar nga Liberale
Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk

Nuredin Dumani është arrestuar, ndërsa Talo Çela në kërkim nga policia, dy nga njerëzit që akuzohen nga drejtësia se kanë kryer vrasje e terror në qytetet e Elbasanit, Durrësit, Tiranës dhe jo vetëm.

Historia e tyre e miqësisë pasi disa “punësh” të bëra bashkë u kris në vitin 2019-të, kur Dumani del nga burgu. Nga dëshmia Nuredin Dumani tregon shkakun se pse ai dhe Talo Çela dikur miq u kthyen në armiq të betuar, çka solli pas sherrit dhe ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të Talos.

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kapja e Nuredin Dumanit nuk kishte qenë e rastësishme dhe se policia kishte pasur informacione të tjera për vendndodhjen e tij.

“Policia nuk e ka marrë rastësisht informacionin për vendndodhjen e Dumanit. Në gjithë këtë histori, stërmullari janë këta ekzekutorët. Këta nuk janë organizatë kriminale, por vrasës me pagesë të cilët marrin porositë dhe i kryejnë”– tha Hoxha në Opinion.

Ndërsa më tej, Hoxha u shpreh se pas dëshmisë së Dumanit, ose më saktë që prej kapjes së tij, ekzistonte mundësia që i shpalluri në kërkim Talo Çela të mos gjendej më dhe as të mos kishte mundësi të dëshmonte, duke nënkuptuar kështu se mund të ishte ekzekutuar.

Artan Hoxha: Kam frikë se që prej kapjes së Nuredin Dumanit, Talo Çelën vështirë se do ta shohim më.

Spartak Koka: Kjo do të thotë se mund ta kenë vrarë?

Artan Hoxha: Me shumë mundësi po!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH