Aktualitet

Armë, maskë dhe municion në banesë, arrestohet 23-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Armë, maskë dhe municion në banesë, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi është kapur duke lëvizuar me armë, ndërsa mbante edhe në banesë. Sipas bluve të kryeqytetit është vënë në pranga M. G., 23 vjeç, banues në Tiranë. I arrestuari Mario Gurrica, po qarkullonte me automjetin e tij kur u ndalua nga policia, ndërsa i ushtruan kontroll fizik dhe në automjet.

Në banesën e tij, policia gjeti një armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak, një pistoletë zhurmuese, fishekë zhurmues, një thikë, një shkop bejzbolli, një kuti metalike me një sasi saçmash për armë sportive dhe një maskë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin udhëtonte 23-vjeçri.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH